Durrësi çeli mbrëmjen e së shtunës zyrtarisht sezonin turistik, por kushtet atmosferike nuk lejuan mbarëvajtjen e koncertit “Vala” në shëtitoren “Taulantia”.

Rrebeshi i shiut që goditi Durrësin për disa minuta, shkaktoi anulimin e aktivitetit.

Koncerti i së shtunës i paraprin një serie aktivitetesh të larmishme, që do të mbahen në ditët në vijim nën kujdesin e bashkisë Durrës.

Durrësi synon edhe këtë vit të jetë kryeqyteti i turizmit në Shqipëri dhe të tejkalojë shifrën prej 1.5 milionë turistë që u regjistruan sezonin e kaluar veror. Përveç bregdetit, në Durrës ka vizitorë të shtuar dhe në sitet arkeologjike dhe muze.

Klan News