Certifikata e Sigurisë, Cakaj: Verifikojeni, e kam marrë në përputhje me ligjin

Certifikata e Sigurisë, Cakaj: Verifikojeni, e kam marrë në përputhje me ligjin

22:39 23/04/2019

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, i pyetur lidhur me Certifikatën e Sigurisë, ku kjo e fundit shkakoi jo pak polemika në momenti që kryeministri Rama e emëroi në detyre, tha se ajo është marrë në përputhje me ligjin.

“Certifikatën e Sigurisë unë kam marrë në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Certifikata e Sigurisë është një detyrim ligjor dhe në momentin që ne ekspozohemi, informacioni konfidencial, sekret merret. Kjo është një çështje e konfirmueshme. E kam marrë me të gjitha procedurat ligjore dhe DSIK ka dhënë opinionin e saj.  Kjo është një çështje e konfirmueshme dhe publiku është manipuluar.

Në momentin që pranon, se kjo është procedure e njohur dhe e dinë dhe ata që bëjnë akuza, një informacion konfidencial duhet të nënshkruhet në regjistrin e informacionit të klasifikuar, nuk mund të pranosh informacion të klasifikuar, pa nënshkruar se ke pranuar informacion të klasifikuar”.

Ministri në Detyrë tha se institucionet në Kosovë dhe Shqipëri dhe ato ndërkombëtare kanë verifikuar atë dhe familjen e tij.

“Institucionet e Sigurisë në Kosovës, Shqipërisë si dhe ato ndërkombëtare kanë bërë verifikimi për mua dhe familjen time dhe të gjitha rekomandimet janë pozitive. Institucionet e sigurisë i kanë mekanizmat që kontrollojmë frekuencën e qarkullimit të informacionit”.

Cakaj, deklaroi se ai nuk erdhi nga Kosova, për tu bërë ministër, por ai ka qenë më parë pjesë e qeverisë Rama.

“Nuk kam ardhur thjesht nga Kosova, për tu bërë ministër. Unë kam qenë pjesë e skuadrës së  këshilltari politik i Ramës dhe kam mbuluar politikën e Ballkanit Perëndimor, dhe pastaj kam qenë koordinator për zonën rajonale kam qenë pjesë e qeverisë si zv, ministër për procesin e integrimit”

.

/tvklan.al

 

Të ngjashme
UKT