Reperi amerikan: Është super e talentuar dhe shumë frymëzuese për të krijuar muzikë sa më të mirë

Kur themi Beyonce emri i dytë që na vjen në mendje është Jay Z dhe e kundërta. Dyshja, përveçse të martuar prej vitesh, bëjnë muzikë fantastike bashkë! Këngët e kthyera në hite nuk janë rastësi, por çfarë e bën energjinë e tyre kaq të fortë? Si rrallëherë, reperi tregoi se çfarë do më shumë nga e gjithë koha që kalon në punë me bashkëshorten. 

Në një intervistë për Entertainment Tonight Canada Jay Z u shpreh me superlative për Beyonce, teksa e përshkroi si shumë punëtore, super të talentuar dhe shumë frymëzuese.

Ndonëse nuk ndodh shpesh ta dëgjojmë Jay-n të flasë për Beyonce- dhe martesën e tyre dhe bashkëprindërimin, por para disa muajsh producenti i famshëm u shpreh edhe në lidhje me fëmijët e tij: Është e thjeshtë për ne si qënie njerëzore të duam që fëmijët tanë të bëjnë gjëra të caktuara, por në fakt s’ja kemi idenë. Thjesht duhet të ndjekim guidën…

Beyoncé dhe JAY-Z janë prindër të tre fëmijëve, Blue Ivy dhe binjakëve Sir dhe Rumi.

Klan News