Çfarë është Bitcoin dhe si funksionon?


Çfarë është Bitcoin dhe si funksionon?

19:57 17/05/2021

IT i njohur Elton Ngjela ka shpjeguar se çfarë janë kriptomonedhat ose siç quhen ndryshe Bitcoins.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, Ngjela ka dhënë disa detaje mjaft të vlefshme për personat që duan të kuptojnë dhe të përdorin monedhën virtuale.

Ai thekson se jo çdo person mund të përdorë Bitcoins sepse për këtë lloj teknologjie duhen aftësi specifike, jo vetëm teknike por edhe matematike.

“Si fillim, dikush që nuk zotëron njohuri në teknologji, njohuri të specifikuara në përdorimin e kuletave dhe rreth bitcoin-it, në veçanti më pas njohuri të thelluara në bursa dhe investme, në asnjë mënyrë nuk dua të rekomandoj tek askush që të shkëmbejë apo të marrë diçka, është mirë të mos përfshihet në këtë gjë. E them këtë sepse rreziku është prezent dhe është shumë e nevojshme që të ketë një edukim të mirë më përpara dhe më pas mund ta përdorë. Kryesisht më shumë të hyn në punë një kombinim midis matematikës, statistikës dhe investimit, sesa programimi apo aftësi teknike që mund të ketë më tej. Për ta blerë shërbejnë exchange të akredituara në vende të ndryshme të botës. Për shembull në Londër është një, ka në Singapor disa, ka në Kinë gjithashtu”, thotë Ngjela./tvklan.al






Të ngjashme