Rreziku i abortit në shtatzëni si pasojë e alkoolit rritet të paktën me 8% çdo javë. Sipas përllogaritjeve të kryera nga kërkuesit e Universitetit Vanderbilt, për çdo javë që një grua shtatzënë konsumon alkool, mes javës së 5-10, risku i abortit spontan rritet me 8%.

Në kërkim është analizuar në moment, sasia dhe lloji i alkoolit të konsumuar gjatë shtatzënisë dhe sesi këta faktorë janë të lidhur me rrezikun e abortit në 20 javët e para.

Impakti i alkoolit është më i lartë në 9 javët e para dhe nuk ka rëndësi nëse gruaja në këtë rast gjatë kësaj kohe ka konsumuar më pak se një gotë apo më shumë se 4 të tilla në një javë.

Sipas një prej autorëve të studimit të kryer mbi rreth 5400 gra, të mos konsumosh alkool në periudhën e kur një çift përpiqet të bëjë një fëmijë, apo gjatë shtatzënisë është e këshillueshme.

Edhe se deri më sot sasi të vogla janë konsideruar si të sigurta, studimi i fundit tregon se në fakt alkooli mund të rrisë dukshëm rreziqet për aborte spontane. Sipas statistikave mbi 5400 vullnetareve, ky risk në gratë që konsumojnë alkool, rritet me 37%.

Klan Plus