Chelsea shkatërron Barnsley


Chelsea shkatërron Barnsley

20:40 24/09/2020

Ndeshjet e Kupës së Ligës, asnjë e papritur deri tani

Nuk ka surpriza në raundin e tretë të Carabao Cup. Chelsea ka shkërmoqur me shifrat tenistike 6-0 Barnsley, falë edhe tripletës së blerjes më të re, Kai Havertz. Abraham kaloi “blutë” në avantazh, përpara se skenën ta merrte ish-fantazisti i Bayer Leverkusen, i cili në minutën e 28-të hap siparin e mbrëmjes fantastike të tij. Barkley shënoi për 3-0, për t’i lënë më pas vendin dopietës së shpejtë të Havertz, që shënon kështu tripletën e parë në karrierë dhe pikërisht me Chelsea.

Arsenali ka kaluar më tej, pasi mposhti 2-0 Leicester City në kryesfidën e këtij raundi. Mikel Arteta kishte hedhur në fushë shumë futbollistë të rinj, por që arritën të gjenin rrugën drejt fitores. Fuchs shkaktoi autogol, ndërkohë që Nketiah vulosi kualifikimin e “topçinjve”.

Fitore me shifra të njëjta nga ato të fundjavës për Evertonin. Djemtë e drejtuar nga Carlo Ancelotti kaluan 5-2 Fleetëood, ku shkëlqeu Richarlison me dopietë, ndërsa goleada u kompletua nga Iëobi, Bernard dhe Kean. “Tërmet 7 ballësh” nga Neëcastle që shpartalloi 7-0 Morecamben e mbetur me 10 futbollistë. Në raundin e katërt të Kupës së Ligës kaluan edhe ekipe si Brighton, Fulham, Burnley dhe Stoke City.

Klan Plus





Të ngjashme