Në moshën 72-vjeçare për Cher, është kohë për bilance, edhe për ato të jetës sentimentale.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur çuditi jo pak fansat kur pohoi në një intervistë se aktori Tom Cruise, ishte një ndër pesë të dashurit më të mirë që kishte pasur.

Cher, 72-vjeçe dhe Tom Cruise, 56 vjeç, patën një histori të shkurtër dashurie në mesin e viteve 80-të. Këngëtarja megjithatë nuk bëri një renditje se në ç’pozicion ndodhet Cruise në pesëshen e më të mirëve.

Emrat e katër të tjerëve për fansat kureshtarë të saj, mbeten “Mision i pamundur”.

Tv Klan