Së fundmi, modelja Chrissy Teigen është bërë qendra e mediave rozë për shkak të “përplasjeve” me një ndjekës në Twitter.

Shkak është bërë një video e postuar, ku Chrissy pozon para pasqyrës me rroba banje.

Ndjekësit janë ndalur dhe kanë komentuar format e saj trupore, ku nuk kanë munguar edhe komentet negative.

Në një prej komenteve një ndjekës shkruan: Ke forma si Sponge Bob.

Teigen vendosi ti përgjigjet duke thënë, se ajo është mjaft e kënaqur me pamjen e saj.

Është në rregull, unë kam qenë një drejtkëndësh gjatë gjithë jetës sime dhe kam arritur goxha larg! Imagjinoni sikur një ditë të shfaqesha me vithe. O ju djema do të komentonit edhe atëherë! Unë jam e lumtur, John është i lumtur, të gjithë ne jemi të lumtur”./tvklan.al