Një çift nga Vlora janë fejuar dhe ndarë në të njëjtën ditë.

Shkak i ndarjes, sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, ka qenë fakti se vjehrra nuk pëlqente nusen, pasi kishte një shenjë në fytyrë.

“Një çift në Vlorë është fejuar ditën e djeshme. Pas ceremonisë ku të dyja palët kishin mjaft të ftuar kishte plasur sherri. Vjehrra nuk e pëlqente nusen për shkak se kishte një shenjë në fytyrë. Djali ka dëgjuar nënën dhe ishte ndarë nga e fejuara në të njëjtën ditë që kishin bërë edhe fejesën”,

tha gazetari.

/tvklan.al