Për të kaluar pushimet në Afrikë kërkon goxha para. Duhet të punosh shumë dhe të kursesh shumë. Por çfarë ndodh kur nuk do të lodhesh, megjithatë prapë dëshrion të shkosh në Afrikë?

Çifti më i famshëm i Instagramit ka gjetur një mënyrë goxha interesante për të gjetur të ardhurat. Elena Engelhardt dhe Catalin Onc u kanë kërkuar ndjekësve të tyre t’u paguajnë udhëtimin drejt Afrikës, që kushton 9 mijë dollarë. Sipas tyre, të punojnë për të siguruar të ardhura nuk është diçka që e kanë me shumë dëshire për ta bërë.

Kanë hapur një fondacion, pasi siç thotë dhe vet cifti, duan ti çojnë të gjithë fansat në një aventurë të madhe. Ata kanë kërkuar mbështetje për mjetet e transportit që do të përdorin atje, akomodimin, internetin apo deri tek kartat SIM.

Shumë persona mund të mendojnë se kjo është një gjetje unike, por mjaft të tjerë e kanë kritikuar çiftin. Ata thonë se është e turpshme të kërkojnë donacione për kënaqësitë e tyre në vend që të mbledhin para për njerëzit që kanë nevojë./klanplus