Një çift nga Florida janë arrestuar pasi kanë mbajtur një grua rob për 48 orë duke e rrahur, droguar, prerë, djegur dhe më pas e sulumuar seksualisht në mënyrë të përsëritur derisa ajo arriti të shpëtonte.

Alexis Crawford, 20 vjeç dhe Christian White, 30 vjeç, u kapën të hënën dhe u dërguan në burgun e Levy County.

Sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Levy, ata morën një telefonatë të çuditshme në lidhje me një grua 39-vjeçare e cila po mbahej kundër vullnetit të saj në një shtëpi në rrugën 76th NE pranë Bronson.

“Kur shkuan në vendi e ngjarjes, viktima u tregoi dedektivëve një histori të tmerrshme”, deklaroi zyra e sherifit.

Viktima tregoi si u takua me White dhe Crawford, përmes një shoku të përbashkët. Ata e ftuan për darkë dhe kur u kthyen në shtëpi natën vonë, situata mori një kthesë tjetër.

Viktima tha se ajo u përlesh me Crawford, i cili dyshohet se e rrëmbeu atë dhe u përpoq ta lidhte me zinxhirë.

White pastaj u përfshi në përleshje dhe dyshohet se ndihmoi Crawford të lidhte këmbët dhe krahët e viktimës me zinxhir.

Gjatë 48 orëve të ardhshme, gruaja u godit me grushta, e digjnin, e drogonin dhe e sulmonin seksualisht në mënyrë të përsëritur, para arratisjes të dielën.

Detektivët vunë re prerje dhe shenja djegie në trupin e viktimës që ishin në përputhje me versionin e saj të ngjarjeve.

Gruaja u transportua në një spital për t’u mjekuar për dëmtimet e saj.

Më vonë po atë ditë, detektivët gjetën dhe arrestuan Crawford dhe White. /tvklan.al