Prezantuesja italiane Diletta Leotta ka mohuar pretendimet se është në një lidhje me futbollistin Zlatan Ibrahimoviç. Mediat filluan të shkruan për Leotta-n dhe Ibrën pas një reklame që ata xhiruan për një aplikacion trajnimi.

Pas asaj reklame, u raportua se dy personazhet e njohur ishin afruar shumë me njëri-tjetrin. Së fundmi ata u takuan në një restorant në Sardenja ku Leotta ndodhet për të festuar ditëlindjen e 29.

Të përditshmet italiane u hapën me tituj bombastikë që hidhnin dyshime për një lidhje të afërt mes të dyve.

“Çifti surprizë i verës”, shkruante revista Chi në kopertinë.

Por Leotta përmes përfaqësuesve të saj ka mohuar gjithçka dhe ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me Ibrahimoviçin. Futbollisti 38-vjeçar është i martuar me 49-vjeçaren Helena Seger prej 18 vitesh. Çifti ka dy fëmijë sëbashku, Maxmilian-in dhe Vincent-in./tvklan.al