Në disa zona të kryeqytetit sot do të ketë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të rikonstruksionit të kabinave.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se gjatë intervalit kohor 11:00 – 16:00 do të punohet në fiderat e nënstacionit në Kashar. Për pasojë pa energji do të mbetet pjesërisht rruga dytësore e autoustradës Tiranë -Durrës, bizneset në krahun e djathtë të autostradës, ura e Limuthit deri tek kryqëzimi i Rinasit.

Po kështu, edhe zona e Domjes do të jetë pjesërisht pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 për shkak të rikonstruksionit të kabinave. /tvklan.al