Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka kaluar një fundjavë të bukur dedikuar nënës së saj. Çiljeta ka ndarë një foto me të ëmën duke shijuar diellin dhe ajo që ra më shumë në sy është freskia që ka ruajtur mamaja e këngëtares ndër vite. Ajo duket shumë e rë dhe si një motër me Çiljetën. Duhet të theksojmë se ato kanë një ngjashmëri shumë të madhe me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se para disa kohësh Çiljeta humbi të atin nga Covid-19 pas një beteje disa ditore në spitalin Shefqet Ndroqi. Lajmin e trishtë e njoftoi vetë këngëtarja përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. /tvklan.al