Seriali televiziv ‘The Marvelous Mrs Maisel’ ka dominuar edicionin e 70 të çmimeve Emmy, ceremoni e cila u mbajt mbrëmë në teatrin Microsoft në Los Angeles.

Pesë çmime gjithsej, si seriali më i mirë komik, aktorja më e mirë komike me Rachel Brosnahan, aktorja më e mirë jo protagoniste me Alex Borstein, skenari më i mirë dhe regjia më e mirë me Amy-Sherman Palladino.

Pas një karriere të gjatë Henry Winkler mori çmimin e tij të parë për rolin e tij në serialin “Barry”. Ndërkohë “Game of Thrones” u vlerësua si seriali më i mirë në zhanrin e dramës.

Mbrëmja pati edhe zhgënjime për “The Handmaid’s Tale” dhe “Stranger Things”, të cilat nuk arritën të shenojnë sukses, por pati edhe momente emocionuese nga jeta reale, siç një propozim live.

Tv Klan