Maratona e Tiranës e cila do të zhvillohet këtë të dielë do të jetë jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium.

Për ata që do t’ia dalin, çmimet fillojnë nga 300 euro gjer në 5000 euro, ndërkohë që do të kenë mundësi të jenë pjesë e një gare tashmë të licencuar dhe që njihet ndërkombëtarisht. Regjistrimet mbyllen sot në orën 24:00.

Për ata që ende nuk janë regjistruar, linku ku mund të regjistrohen për t’u bërë pjesë e maratonës është:

https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana. Për studentët e pajisur me Kartën e Studentit dhe të moshuarit femra mbi 62 vjeç dhe meshkuj mbi 65 vjeç regjistrimi është falas.

Shtetasit e huaj, të cilët duan të bëhen pjesë e garës në 17 Tetor duhet të regjistrohen në linkun: https://ticket.easypay.al/marathon/Tirana?pm=bb184çe874b7b786.

Gjithashtu, regjistrimi mund të bëhet edhe duke u paraqitur fizikisht pranë pikës së ngritur në sheshin “Skënderbej” ose në Parkun e Liqenit Artificial.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të tjerë, për shkak se dita e dielë e 17 Tetorit do të jetë edhe një ditë pa makina në kryeqytet. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dielën të mos përdorin automjetet duke lënë rrugët e lira.

Maratona e Tiranës 2021 që do të mbahet të dielën është konceptuar jo vetëm një garë, por edhe një festë për qytetin.

Ajo do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “Ëe too”. Kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Nëse jeni të interesuar se cili është çmimi për tre vendet e para të secilës kategori, po jua tregojmë si më poshtë:

Kategoria Marathon 42 K:
Vendi i tretë: 2000 Euro
Vendi i dytë: 3000 Euro
Vendi i parë: 5000 Euro

Kategoria Half Marathon 21 K:
Vendi i tretë: 1000 Euro
Vendi i dytë: 1500 Euro
Vendi i parë: 2000 Euro

Kategoria Tirana 10 K:
Vendi i tretë: 500 Euro
Vendi i dytë: 600 Euro
Vendi i parë: 800 Euro

Kategoria “We too”:
Vendi i tretë: 300 Euro
Vendi i dytë: 400 Euro
Vendi i parë: 500 Euro.

/tvklan.al