Gjigandi mediatik amerikan CNN fton turistët të vizitojnë liqenin e Shkodrës. E quan parajsë prej 200 kilometrash katrorë dhe vë në pah bukuritë e liqenit më të madh të Europës Jugore.

Me foto dhe video, CNN tregon historinë e liqenit, pasurinë e faunës dhe  270 speciet e rralla që jetojnë në të,  dhe shumëllojshmërinë e zogjve migrues.

CNN flet edhe për mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave.

Nuk është në listën e vendeve me numrin më të madh të vizitorëve, shkruan CNN, por do të  shpërbleheni me një mjedis unik dhe një përvojë fantastike udhëtimi.

Tv Klan