Specialistët: Vdekshmëria, nga tumoret dhe aksidentet

6.115 persona kanë humbur jetën në tre muajt e parë të këtij viti sipas INSTAT. Në krahasim me një vit më parë shifrat kanë pësuar rënie me 3.9 %.

Me konkretisht, nëse shifrat tregojnë se 500 persona ndërruan jetë në Tiranë gjatë muajit Mars, vetëm 7 prej tyre humbën jetën nga Covid-19.

Në të gjithë vendin, vetëm për muajin Mars janë 15 persona që ndërruan jetë nga ky virus, apo 0.7%. Për specialistët e shëndetit, ndikimi i Covid-19 tek numri i vdekjeve në Shqipëri është minimal.

“Shifrat e pandemisë së COVID-19 nuk kanë ndikuar në vdekshmëri. Covid është vetëm një pikë ujë në oqean. Ideja që mund të mbingarkohej shërbimi shëndetësor ishte shumë e madhe, që na bëri t’i kushtojmë më shumë vëmendje këtij infeksioni. Covid-19 bëri që të reduktoheshin në maksimum pothuajse të gjitha sëmundjet infektive, duke filluar nga gripi që është më i thjeshti, tek Covidi pa diskutim, por edhe tek sëmundjet e tjera që janë më të rralla, por me një vdekshmëri shumë më të lartë”.

Sipas Ulqinakut, sëmundjet natyrale vijojnë të mbeten faktorët kryesore të vdekjeve në vendin tonë, madje disa prej tyre duke na renditur në vend të parë në rajon.

“Ajo që ne na bën të jemi pak në nivelin e tyre, mund të themi që është numri i lartë i aksidenteve dhe ndoshta diagnostikimi në fazat e vonshme të tumoreve”.

Tirana, Durrësi, Elbasani janë qytetet me vdekshmërinë më të lartë nga sëmundjet natyrale dhe aksidentet.

Tv Klan