Pushimet familjare po shijohen në jahtin 5.5 milionë paund

Pas humbjes së Portugalisë në Euro 2020, ylli portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur të shijojë  pak kohë me të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

36-vjeçari shfaqi fizikun e tij të palestruar ndërsa shfrytëzoi këto pushime luksoze në një udhëtim me jaht rreth ishullit spanjoll të Majorkës.

Familjes iu bashkuan gjithashtu disa miq të futbollistit. Ky i fundit ndau disa foto dhe shkroi: “Është koha të pushoj me dashuritë e mia”.

Jahti me të cilën ai po pushon me familjen e tij mendohet të jetë “Azimut Grande”, 88 metra i gjatë, një jaht luksoz që ai e bleu Qershorin e kaluar. Përpara se të blinte këtë jaht Ronaldo e merrte me qira jahtin nga një kompani Charter. Thuhet se jahti përmban 6 banjo të dekoruara mahnitëse, 5 kabina luksoze, një zonë ngrënieje, kuzhinë, bar si dhe një zonë palestre moderne.

Edhe vitin e kaluar Ronaldo zgjodhi Majorkën për pushimet e tij verore. Fituesi pesë herë i Topit të Artë do të kthehet në klubin italian të Juventusit më 22 Gusht.

Klan News