Cristiano Ronaldo nën akuzë për evazion fiskal me vlerë 14 milionë Euro


Cristiano Ronaldo nën akuzë për evazion fiskal me vlerë 14 milionë Euro

13:28 13/06/2017

Prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj Cristiano Ronaldos për mashtrim tatimor me 14.7 milionë Euro. 

“Independent” njofton se bëhet fjalë për periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit tha se Cristiano Ronaldo me vetëdije kishte ngritur një “strukturë biznesi” në vitin 2010 për të fshehur të ardhurat e tij që fitonte në Spanjë nga të drejtat e imazhit.

 Futbollisti portugez i Real Madrid akuzohet se ka transferuar në Ishujt Virgin rreth 150 milionë Euro të përfituara nga reklamat./

tvklan.al




Të ngjashme