Përbërësit:

300 gr spagheti

30 gr gjalp

3 vezë

Për mbushejen:

200 gr mish i grirë

200 gr bukë e grirë

50 gr mozzarella e fortë

2 domate

1 selino

1 qepë

1 karrotë

1 thelb hudhër

Vaj

https://youtu.be/-LZ5cWKvvtk?t=6m47s

Përgatitja:

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë në sobë që të ziejmë makaronat. Më pas lajmë perimet, qepën, karrotën, selinonë dhe i presim në kubike të vogla. Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe skuqim perimet, në to shtojmë pak rozmarinë, një gjethe dafine, pak arrë moskat dhe pak karafil. Pasi i skuqim për pak minuta perimet shtojmë domatet e freskëta të grira imët. Më pas në tigan shtojmë edhe mishin e grirë, kripë dhe piper. Makaronat e ziera i hedhim në një tavë qelqi dhe iu shtojmë pak gjalp që të mos ngjiten dhe më pas i presim me gërshërë. Tek makaronat shtojmë djathë të grirë, 2 vezë dhe bukë të grirë dhe i përziejme derisa të formohet një masë homogjene. Më pas makaronat i bëjmë në formë sferash dhe dhe brenda tyre vendosim djath mozzarella dhe pak ragu. Më pas i kalojmë në vezë, në miell dhe bukë të grirë  dhe i skuqim.

/tvklan.al