Ministri i Shëndetësisë në Belgjikë, Frank Vandenbroucke, është shprehur sot se  vendi mund të ketë rritje shtim rastet me COVID në ditët në vijim.

Në një deklaratë, Vandenbroucke tha se rastet e reja ishin afër një “cunami” dhe autoritetet mund të mos kontrollojnë dot atë që mund të ndodhë. 

Masat e reja kanë hyrë në fuqi sot dhe qeveria po përpiqet të shmang valën e dytë të COVID, e cila mendohet të jetë më e fortë se e para.

Nga sot të gjithë baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura për katër javë. Po ashtu banorët nuk do të lejohen të takohen me persona jashtë banesës së tyre dhe këshillohen të gjithë të punojnë nha shtëpia.

Gjithçka do të mbyllet nga mesnata dri në orën 05:00 në mëngjes dhe shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 20:00.

Por numrat e infeksioneve po rriten në të gjithë Evropën, duke shkaktuar kufizime të reja në të gjithë kontinentin. Edhe vende si Italia apo Çekia kanë marrë masa shtrenguese, ndërkohë në Francë shumë qytete janë në shtetrrethim./tvklan.al