12 të arrestuarit e operacionit “Maranaj” që zbuloi një skemë fajdesh në Shkodër do të dalin sot në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë. Ata i kanë mohuar akuzat dhe pritet që në gjykatë të kërkojnë lirinë.

Personat në fjalë u arrestuan pasi akuzohen se ushtronin veprimtari të paligjshme të dhënies së parave hua me një përqindje që varionte nga 3-20%.

Nëse nuk kthehej shuma e parave, personat e përfshirë në skemë sekuestronin makinat dhe pronat e atyre që kishin marrë huanë. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan toka, dyqane dhe 500 mijë euro.

/tvklan.al