Rregulli është vetëm një, kërce! Pikërisht këtë do të na ofrojnë 6 çiftet e këtij edicioni të pestë të “Dance With Me”, që ngriti siparin mbrëmjen e kësaj të hëne.

Spektakli i kërcimit, një produksion i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, do ta mbajë publikun të mbërthyer përpara ekranit të Televizionit Klan për 15 javë me radhë.

6 çifte, të cilët kërcimin nuk e kanë profesion, do të konkurrojnë çdo javë për të rrëmbyer kupën e spektaklit.

Ata janë Genci Fuga dhe Eni Jani, Kiara Tito dhe Sazan Guri, Romeo Veshaj dhe Anjeza Maja, Donald Veshaj dhe Monika Lubonja, Robert Berisha dhe Leila Kraja, Seldi Qalliu dhe Rashel Kolaneci.

Në natën e parë të “Dance With Me” produksioni ka rezervuar koreografi tepër interesante, ndërsa nuk do të mungojnë këngët shqiptare.

Në panelin e jurisë këtë vit janë Kledi Kadiu, Valbona Selimllari dhe Robert Aliaj.

/tvklan.al