Danimarka heq të gjitha kufizimet


Danimarka heq të gjitha kufizimet

20:10 10/09/2021

Falë vaksinimit, Covid-19 nuk është më “sëmundje kritike për shoqërinë”

Nga kjo e Premte, jeta në Danimarkë rikthehet në normalitet. Kufizimet hiqen për rreth 6 milionë qytetarët e vendit pasi tashmë shumica dërrmuese e të rriturve janë vaksinuar dhe qeveria nuk e konsideron më COVID-19, “Sëmundje kritike për shoqërinë”.

Shifrat tregojnë se 96% e të moshuarve mbi 60 vjeç janë vaksinuar dhe kjo sipas ekspertëve vendas është edhe kategoria më e rrezikuar që mbush spitalet, një situatë që parashikohet të shmanget në të ardhmen.

73% e gjithë popullsisë janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa përqindja është edhe më e madhe tek grupmoshat e përfshira në listat e vaksinimeve. Që vaksinimi ka pasur sukses në vënien nën kontroll të infektimeve të reja, kjo dallohet edhe tek shtrimet në spitale që janë shumë të ulëta krahasuar me infektimet e rritura për shkak të variantit Delta.

Tv Klan







Të ngjashme