Në raportin për

Shqipërinë për “Klimën e  Investimeve

2019” Departamenti Amerikan i Shtetit përmend korrupsionin si shkakun kryesor

bllokues të përmirësimit të klimës së biznesit. Raporti shpreh si shqetësim

kryesor transparencën dhe përcaktimin e fituesit në procedurat e prokurimit

publik.

 “Shumica e investitorëve raportojnë presione

nga nënkontraktorë të lidhur politikisht dhe shprehin shqetësime për praktika

korruptive gjatë operimit të tyre në Shqipëri. Raportimet për korrupsion

qeveritar në prokurime janë të zakonshme.”

Ekspertet e ekonomisë

i sugjerojnë qeverise qe te fokusohen kryesisht tek mirëmenaxhimi i fondeve

publike

Departamenti

Amerikan i Shtetit shprehet se investitorët e huaj sërish ndeshen me probleme

në sistemin e drejtësisë, edhe pse kjo shtyllë është në procesin e reformimit.

 “Implementimi i reformës së drejtësisë është

në zhvillim, duke përfshirë Vettingun e gjykatësve dhe prokurorëve për pasuri

të pajustifikuara. Ndërsa një numër i lartë magjistratësh janë përjashtuar nga

sistemi për pasuri të pajustifikuar dhe lidhje me krimin, investitorët e huaj

perceptojnë klimën e investimeve problematike dhe thonë se Shqipëria mbetet një

vend i vështirë për të bërë biznes.”

Ekspertët e

ekonomisë thonë se raporti duhet të lexohet mirë nga qeveria, pasi është i pari

që klikohet nga investitorët përpara se të vijnë në vendin tonë. Selami Xhepa

konstaton se problematikat e paraqitura gjenden edhe te publikimet e bankës

Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Teksa thotë se Shqipëria perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor, raporti i DASH po ashtu nënvizon faktin se ne vendin tone ligjet ndryshojnë shpesh dhe pa u konsultuar me grupet e biznesit, ndërsa një sfidë ende për t’u zgjidhur mbetet çështja e pronave.

Tv Klan