Ceremonia martesore ka përfunduar në tragjedi, ku 11 persona kanë humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Saqqez në Iran. Një shpërthim gazi ndodhi në ambientit ku do të zhvillohej dasma. Mes 11 viktimave, 5 janë fëmijë.

Nga shpërthimi i gazit u plagosën dhjetra të ftuar të tjerë, teksa po përpiqeshin të largoheshin për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit.

“Të paktën 11 persona u vranë, fatkeqësisht 5 prej tyre ishin fëmijë, nga shpërthimi i një rrjedhje gazi gjatë një martese”, tha një zyrtar iranian i urgjencës mjekësore.

Drejt vendngjarjes shkuan ekipet e emergjencës dhe autoambulancat. Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta, teksa pritet të përcaktohen nga hetimet. /tvklan.al