Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se do të vaksinohet nesër me vaksinën e AstraZeneca, për të qetësuar qytetarët që kanë dyshime lidhur me sigurinë e saj.

Johnson në një deklaratë ka thënë se vaksina e AstraZeneca është e sigurt dhe shtoi se “rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid tejkalojnë shumë çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën e tyre kur u kërkohet ta bëjnë këtë“.

Po ashtu ka cituar dhe deklaratën e bërë sot nga Agjencia Evropiane e Barnave, e cila u shpreh se kjo vaksinës është e sigurt dhe efektive.

Ndërkohë kryetari i Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Ilaçeve, Sabine Straus, tha se nuk janë gjetur prova që kjo vaksinë mund të shkaktojë probleme.

Tashmë shumë vende të BE kanë deklaruar se do të rinisin procesin e vaksinimit me AstraZeneca./tvklan.al