Defender 21, Yuri Kim: Nesër do të nisë stërvitja ushtarake më e madhe në Ballkan



Defender 21, Yuri Kim: Nesër do të nisë stërvitja ushtarake më e madhe në Ballkan

14:15 25/04/2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka kujtuar edhe njëherë se nesër do të nisë stërvitja e më e madhe në Ballkanin Perëndimor.

Kim në një postim në mediat sociale shkruan se do të ketë 800 ushtarë të SHBA në Tiranë, për stërvitjen e NATO-s.  

Përditësim për Defender21: Deri të hënën, do të ketë më shumë se 800 trupa të SHBA në Shqipëri, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi NATO, SHBA, Shqipëri. Krah për krah“, shkruan diplomatja amerikane.

Stërvitja ushtarake e NATO, Defender do të nisë nesër dhe pritet që të zgjasë disa ditë./tvklan.al










Të ngjashme