Dritan Prifti: “Në fakt në emisionin e zotit Fevziu “Opinion” m’u kërkua të jepja disa shembuj të disa veprimeve të jashtëligjshme që bëjnë ministrat e sotëm dhe dhashë një shembull konkret të tenderave që janë bërë për segmentin rrugor Elbasan-Kapshticë. Tashmë janë dy segmente që janë në ndërtim; një që e ka një kompani italiane dhe një kompani turke. Të dy këta këto segmente, tenderat e tyre kanë mbaruar përpara se parlamenti shqiptar të ratifikonte marrëveshjen e kredisë. Pra është bërë tenderi kur ne nuk e dinim këto para do t’i merrnim apo s’do t’i merrnim, sepse paratë merren kur parlamenti e ratifikon e pranon kredinë. Kjo është një shkelje flagrante e ligjit shqiptar të prokurimeve, sepse asnjëherë nuk mund të hapësh një tender kur nuk ke fondin që do prokurosh e para, dhe, e dyta, është një problem thellësisht moral, sepse pse duhet të nxitosht të bësh një tender kur nuk të kanë ardhur akoma paratë, kur nuk e di që sovrani, parlamenti do t’i pranojë këto para apo jo. Shpjegimet mund të jenë nga pasiguria që ndiejnë ministrat dhe thonë më mirë t’i bëjmë tani tenderat e t’i bëjmë ne se s’dihet si vjen kjo punë e qeverisë. mund të ikim, mund të vijnë të tjerët edhe mund të na ikin edhe nga duart.” /tvklan.al