Deklarata e Palmer, Yuri Kim: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 Prillit



Deklarata e Palmer, Yuri Kim: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 Prillit

20:19 15/03/2021

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shpërndarë deklaratën e zëvendës ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili është shprehur se në 25 Prill pret standarde ndërkombëtare për zgjedhjet në Shqipëri.

Kim në një postim në mediat sociale, shkruan se administrata e Biden është e angazhuar për vijimin e Reformës në Drejtësi.

Palmer: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 Prillit. Administrata Biden angazhohet fuqimisht për Reformën në Drejtësi; sundimi e ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime në të SHBA në Shqipëri; SHBA mbështet mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.  SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të kenë vaksinën”, është ky postimi i Kim.

Më herët në një intervistë për Zërin e Amerikës, Palmer theksonte se zgjedhjet në Shqipëri duhet të jenë me standarde të larta. Po ashtu ka folur dhe për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri./tvklan.al







Të ngjashme