Një regjim ushqimor i pasur me yndyra dhe kolesterol të lartë është tepër i dëmshëm për organizmin e njeriut, por në veçanti, problemet më të mëdha lidhen me prostatën.

Mjekët urologë në Itali kanë marrë në shqyrtim statistikat shëndetësore dhe ushqimore të 36 mijë meshkujve të moshës nga 40-99 vjeç, të cilët janë ndjekur për 14 vjet.

Rezulton se ata që kishin kolesterol të lartë dhe konsumonin ushqime të pasura me yndyra, kishin 25 % deri në 037 % më tepër rrezik që të prekeshin nga tumori në prostatë. Mjekët urologë këshillojnë që strategjia e nevojshme është korrektimi i dietës, duke reduktuar kështu nivelin e yndyrave të dëmshme dhe përmirësimi i mënyrës së të ngrënit.

Studimet e kryera janë publikuar në revistat shkencore Prostate dhe Oncotarget.

Klan Plus