Denaj: 39 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit


Denaj: 39 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit

11:08 15/07/2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj thotë në një postim në rrjetet sociale, se ekonomia në vendin tonë vijon të performojë pozitivisht, duke arkëtuar 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit.

“Lajm i mirë, 39 miliardë lekë më shumë në buxhetin e shtetit. Treguesit fiskalë të janar-qershor 2021 tregojnë se ekonomia shqiptare po vijon të performojë pozitivisht. Mbetemi të angazhuar në realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve”.

Denaj përcolli po ashtu një përmbledhje të performancës paraprake gjashtë mujore të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 6-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 104 % të planit të 6-mujorit. Shpenzimet e përgjithshme publike, për 6-mujorin e vitit 2021, u realizuan në masën 95.8% të planit të periudhës. Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e gjashtë të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë. Gjatë kësaj periudhe është ulur stoku i rimbursimit të TVSH-së me 10 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në informacionin zyrtar të këtij dikasteri./tvklan.al







Të ngjashme