Një person është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Pakistan pasi publikoi në Facebook një tekst me përmbajtje blasfemie.

Taimoor Raza u dënua pasi kishte postuar vërejtje e kritika rreth Profetit Muhamed.

Prokurori i çështjes tha se ishte hera e parë që dënimi me vdekje të jetë dhënë në një rast të tillë që lidhet me rrjetet sociale.

Ndërkohë, aktivistë dhe përfaqësues të të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim për këtë vendim të gjykatës, raporton BBC. As nga Facebook nuk ka ndonjë koment.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif e ka cilësuar blasfeminë si “vepër të pafalshme”.

/tvklan.al