Përndoqi dhe dhunoi bashkëshorten

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg ish-lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit, Klodian Duro. Ai akuzohet për “dhunë në familje”, “përndjekje” dhe “veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Duro dhe avokati i tij kanë pranuar gjykim të shkurtuar dhe dënimi i tij ulet në katër muaj. Ish-lojtari i Kombëtares pritet ta apelojë dënimin dhe deri në vendimin final të Gjykatës së Apelit, do të qëndrojë nën masën e arrestit shtëpiak.

Klodian Duro u arrestua më 27 Mars pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje.

Tv Klan