Nga Departamenti i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se janë krenar që Forca e Sigurisë së Kosovës ka shkuar në misionin e saj të parë ndërkombëtar bashkë me forcat amerikane.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar që FSK-ja u bashkua në misionin e saj të parë në Kuvajt”.

“Gjatë këtij misioni, partnerët e Kosovës do të fitojnë përvojë të mekanikës dhe logjistikës në botën reale duke punuar me njësit e Ushtrisë së Amerikës”, kanë shkruar në Twitter nga Departamenti i Mbrojtjes./klankosova