Deputetja ruse Tamara Pletnyova u ka bërë thirrje grave që të mos bëjnë seks me tifozët që do të shkojnë në Rusi për të ndjekur Kampionatin Botëror.

Komunistja 70-vjeçare thotë se shpreson që gratë ruse të mos kryejnë marrëdhënie me tifozët e huaj, përndryshe do të mbeten shtatzënë dhe do të rrisin të vetme fëmijët.

Pletnyova pohoi se ka marrë shkas nga ngjarja e vitit 1980, kur disa gra ruse mbetën shtatzënë me tifozët e huaj që kishin shkuar në Olimpiadën e Moskës.

“Ne duhet të lindim fëmijët tanë. Fëmijët që janë racë e përzier kanë më shumë gjasa të rriten me një prind”,

thotë deputetja ruse.

Tamara Pletnyova u kërkoi grave që të martohen me qytetarë rusë dhe jo me shtetas të huaj.

/tvklan.al