Derbi Inter-Milan



Derbi Inter-Milan

19:25 08/02/2020

Pioli dhe Conte ndezin atmosferën

Në mbrëmjen e së dielës e gjithë vëmendja e botës së futbollit do të jetë në Milano. Inter dhe Milan përballen në derbin e 225 mes tyre. Në bazë të statistikave favorit për këtë takim është Inter dhe për të mbajtur euforinë nën kontroll Antonio Conte e drejton vëmendjen tek Milani.

“Janë ndeshje me shumë ngarkesë emocionale, por na duhen pikët. Edhe derbi vlen 3 pikë. Renditja e Milanit nuk e tregon formën e tyre. Kanë marrë edhe një kampionë si Ibrahimoviç që e ka rritur vetëbesimin”, tha ai.

Ndërsa nga ana tjetër Stefano Pioli i Milan kërkon të inkurajojë futbollistët e tij në mënyrë që të futen me mentalitet fituesi në këtë ndeshje.

“Derbi duhet fituar nuk luhet. Të gjitha ndeshjet duhen fituar, por ato që vlejnë më shumë janë derbit. Në këto ndeshje duhet të luash më mirë se kundërshtari për të fituar dhe ne jemi pikërisht përpara një ndeshjeje të tillë”, tha ai.

Inter ka barazuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit të luajtura në San Siro, por kësaj here nuk do të tolerojë një hap fals pasi i duhet të qëndrojë sa më pranë Juventusit në renditje duke mos rrezikuar gjithashtu të parakalohet nga Lazio.

Ndërsa Milan gjendet në vendin e 9 në klasifikim me objektivin për të arritur zonën europiane deri në fund të sezonit.

Tv Klan




Të ngjashme