Derbi italian Milan – Roma paraqitet sfida më interesante e fazës çerekfinale të Europa League në shortin e hedhur këtë të premte në Nion.

Kjo do të jetë hera e parë që këto dy skuadra përballen në aktivitetet kontinentalë.

Kundërshtar i fortë për Atalanta e Berat Gjimshtitit, pasi do të luajë me Liverpool.

Këta ekipe ishin në grup në sezonin 2020-2021 të Champions League, ku Liverpool mundi 5 – 0 Atalanta në Bergamo, por u mund 2 – 0 në sfidën e kthimit në Anfield Road.

Ndeshjet e tjera janë Leverkusen – West Ham dhe Benfica – Marseille. Këto sfida do të luhen në muajin prill. Në Conference League takimi më tërheqës është derbi ballkanas Olympiacos – Fenerbahçe.

Përballjet e tjera janë Club Brugge – PAOK, Aston Villa – Lille dhe Viktoria Plzen – Fiorentina. Takimet e fazës çerekfinale do të luhen muajin e ardhshëm.

Tv Klan