Në përcaktimin e shenjës së horoskopit janë një sërë faktorësh që ndikojnë. Çdo shenjë astrologjike ka planetin dhe elementin përkatës, të cilët ndikojnë në mënyrën se si ne ndihemi dhe sillemi. Për ta kuptuar qartësisht shenjën tuaj të horoskopit, duhet të jeni në dijeni dhe të të gjithë aspekteve diferencuese që përfshihen.

Shenja e Diellit

Ky mund të duket emërtim i pazakontë, por me shumë gjasa është e vetmja gjë për të cilën jeni në dijeni. Është shenja në të cilën Dielli ndodhej në momentin e lindjes suaj. Pra ajo ç’ka tradicionalisht na mësohet të interpretojmë, të qenurit: Gaforre, Binjak, Dem apo cilëndo shenjë tjetër.

Shenja në Rritje (Ashendenti)

Për të gjetur këtë shenjë duhet të keni orën e saktë se kur keni lindur. Shenja ngritëse apo ashendenti juaj është ajo shenjë, e cila po rritej në horizont në momentin e lindjes suaj. Të 12 shenjat e horoskopit, i përmbahen një cikli prej 2 orësh brenda totalit të 24 orëve të një dite të plotë. Është e rëndësishme që të jeni në dijeni të kësaj shenje për arsye se është ajo që përfaqëson sjelljen tuaj në jetën e përditshme.

Nëse ndonjëherë habiteni nga fakti që të tjerët ju interpretojnë në një mënyrë të ndryshme nga sa ju e kuptoni veten, atëherë kjo vjen për shkak se njerëzit ju shohin më shumë nën petkun e ashendentit tuaj, se sa në shenjën tuaj kryesore. Gjithashtu, në shumë raste disa njerëz udhëhiqen nga shenja në rritje.

Cili është kuptimi i gjithë kësaj?

Shenja rritëse do t’ju japë një tjetër interpretin të sjelljeve tuaja dhe të gjendjes emocionale në jetën e përditshme. Duke marrë infomacionet thelbësore si: data, ora dhe vendi i lindjes për çdo person mund të nxirret një grafik astrologjik unik.

/abcnews.al