Kryeministri i përkohshëm i Libanit, Mustapha Adib, ka vendosur që të dorëzohet dhe të mos vijojë përpjekjet e tij për të formuar qeverin e re.

BBC shkruan se Adib që pas dorëheqjes së qeverisë, pas shpërthimit në fillim të gushtit, po përpiqej që të formonte kabinetin e ri dhe ishte nën një presion të madh popullor.

Kryeministri në detyrë pas dorëheqjes nuk dha shpjegime për vendimin e tij, por mësohet se ai ka pasur vështirësi me partitë Shiite që kërkojnë Ministrinë e Financave dhe dikastere të tjera.

Por përveç krizë politike, Libani është në një krizë të fortë ekonomike. Kriza u thellua pas shpërthimit të ndodhur në 4 gusht, ku u vranë 190 vetë dhe mbi 1600 të tjerë mbetën të plagosur.

Qeveria e mëparshme libaneze dha dorëheqjen pas zëmërimit popullor që nisën një valë protestash masive.

Katastrova në Bejrut u shkaktua nga shpërtthimi i mbi 2,750 tonë nitrat amoni që ishin ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në portin e qytetit për gjashtë vjet./tvklan.al