Deti mbulohet nga gjaku pas 5 orëve gjueti

Posta

Deti mbulohet nga gjaku pas 5 orëve gjueti

11:28 30/08/2019

Këto janë pamjet makabre që vijnë nga Ishujt Faroe të Danimarkës.

Të paktën 5 balena shtatzënë janë në mesin e 94 kafshëve të masakruara pas një gjuetie që zgjati të paktën 5 orë.

Imazhet e publikuara në internet tregojnë balenat e vrara në bregun e detit, ndërkohë që brenda barkut të tyre mund të shihen këlyshët e ngordhur.

Imazhet u kapën nga një aktivist, pjesë e grupit ambientalist Sea Shepherd UK, i cili deklaron se kjo nuk është hera e parë që një masakër e tillë ndodh këtë vit.

Në fotot mund të shihet gjithashtu se deti është mbuluar nga gjaku, ndërsa balenat kanë disa të çara në trup.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, gjitarët u ndoqën me varka dhe pasi u pastruan mbetjet e tyre u hodhën sërish në det./tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi