Një 48-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Krujë, pasi akuzohet për “Dhunë në familje”.

Sipas një njoftimi nga policia, mësohet se 48-vjeçari B.R. është arrestuar në Krujë pas një aksioni për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje.

Autoritetet bëjnë me dije se ai është prangosur në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Tashmë të gjitha provat i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe 48-vjeçari akuzohet për veprën “Dhunë në familje”./tvklan.al