Policia e Fierit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar një mjek.

Mësohet se është arrestuar A.K. 32 vjeç, pasi është denoncuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekut E.H. 38 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në pavionin e patologjisë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Ndërkohë bëhet me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./tvklan.al