Një 27-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Krumës, në Has. Sipas informacioneve policore, i riu me iniciale S.H. kishte shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai u kishte thënë mjekëve se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Por policia nisi hetimet dhe zbuloi se në fakt kishte ndodhur një sherr mes tij dhe vëllait, R.H. Nga të dhënat hetimore të deritanishme u mësuam se 27-vjeçari ishte goditur me thikë pasi dhunonte të ëmën.

Ndërkohë, uniformat blu arrestuan autorin e plagosjes, i cili në momentin e prangosjes ka qenë në qytetin e Krumës nën shoqërinë e një miku të tij me iniciale G.B.

Këtij të fundit iu gjet edhe një thikë, që dyshohet se është e njëjta me të cilën R.H. kishte plagosur vëllain e tij. Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has për veprime të mëtejshme hetimore. /tvklan.al