Dhuna në familje vijon të mbetet ende një fenomen shqetësues. Në kryeqytet janë raportuar tre raste të reja, si dhe janë vënë në pranga tre persona.

Policia ka arrestuar shtetasin Ilia H., 40 – vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj së motrës A. Xh.,  31- vjeçe.

Për 31-vjeçaren është dhënë urdhër mbrojtje. Gjithashtu është bërë arrestimi i 21- vjeçares A.S, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë fizike sistematikisht ndaj nënës së saj, 56 – vjeçares F. S..

Nga ana tjetër edhe 41 – vjeçarja L. Q., ka marrë urdhër mbrojtjeje, pasi ish – vjehrri i saj A. B., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. /tvklan.al