Di Caprio tradhtohet nga arreduesja e shtëpisë, aktori fans i filmit..



Di Caprio tradhtohet nga arreduesja e shtëpisë, aktori fans i filmit..

11:04 12/02/2021

Leonardo di Caprio është fansi më i madh i filmit  legjendar “Titanic”. Këtë e ka zbuluar Megan Weaver, arreduese shtëpish. Ajo ka zbuluar se shtëpia e Di Caprios në Malibu është e mbushur me objekte të filmit në fjalë, duke filluar që nga robdeshampërit e deri tek posterat.

I gjithë dekori i shtëpisë është arreduar me temën e Titanikut, por për këtë ka kontribuar edhe nëna e Di Caprios, pasi Leo nuk e viziton shpesh atë shtëpi.

Arreduesja është shprehur gjithashtu se ajo shtëpia kishte një nga shtretërit më të rehatshëm që kishte parë ndonjëherë. Gjithçka ishte shumë në modë, por posterat e aktorit e bënin edhe më të veçantë.

Aktori 46-vjeçar njihet edhe si ambientalist ndaj dhe ai mbështet pasuritë natyrore të shumë vendeve të botës që janë në rrezik apo duhen ruajtur me kujdes, ku midis tyre edhe atë të Vjosës.

Në Nëntor të 2020 ai postoi në Instagram një fotografi duke ju bashkuar kështu fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.

Klan News







Të ngjashme