Të gjithë pasi kalojnë moshën 40 vjeç fillojnë dhe të shqetësohen jo vetëm për rrudhat, por edhe për peshën.

“Në vend që të shpenzoni shumë të mëdha parash duke bërë ndërhyrje të shumta për të eliminuar rrudhat e moshës, investoni në dietën tuaj”,

thonë dietologët.

Prandaj këshillohet që është më mirë që të mbani një dietë dhe ajo është dieta mesdhetare, pasi mund të ngadalësojë procesin e plakjes.

Disa nga studimet e kryera ka rezultuar se mbajtja e një diete mesdhetare dhe duke konsumuar vaktet në mënyrë të rregull, do bëjë që trupi juaj të jetë në gjendje të mirë fizike.

Për rezultate më të mira, dietologët këshillojnë që të konsumohen: produkte dhe nënproduktet e  qumështit, mishi i kuq, vera dhe fruta.

/tvklan.al