Digjet automjeti pas mesnate – TV KLAN

Digjet automjeti pas mesnate

Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pak pas mesnatës në kryeqytet. Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzimin me “Gjik Kuqalin”.

Automjeti në pronësi të qytetares me iniciale L.B. ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët e zjarrit. Makina u dogj pjesërisht, ndërsa nuk dihet nëse shkaqet kanë qenë aksidentale apo të qëllimshme. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*