Një automjet u përfshi nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Durrësit, për shkaqe të panjohura. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:50, në lagjen nr. 13.
Automjeti tip “Audi”, ishte në pronësi të R. H. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./tvklan.al